Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 persona
11 persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, nën dyshimin për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.
Sipas Policisë, pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë realizuar një bastisje më 4 qershor në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.
Gjatë kontrollit, policia ka arrestuar 11 persona të dyshuar dhe ka sekuestruar prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”. Sipas autoriteteve, provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.
