div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-26 category-paged-26 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes një person pas përleshjes me armë mes vëllezërve

Një person ka humbur jetën sot pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë.

Viktima, u qëllua gjatë një fjalosjeje mes dy vëllezërve dhe nuk i mbijetoi plagëve.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke bërë të ditur se njësitet policore dhe Prokuroria po vijojnë hetimet

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.

Kurti për Ligjin për të huajt: S’duam t’i lëmë pacientët serbë pa shërbime shëndetësore, as nxënësit serbë pa arsim

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.

Kurti para gazetarëve u shpreh Ligji për të huajt është miratuar pasi Qeveria nuk dëshiron t’i lërë pacientët serbë pa shërbime e as nxënësit serbë pa arsim.

“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha e mëhershme. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave në arsim dhe shëndetësi. Ju e dini që strukturat ilegale të tjera të sigurisë, si ato të financave dhe administrimit, nuk ekzistojnë. Ka mbetur vetëm arsimi dhe shëndetësia, dhe për ta bërë këtë duhet ta kemi listën. Nuk dëshirojmë që pacientët serbë të mbesin pa shërbime shëndetësore, që nxënësit serbë të mbesin pa mësim. Po e bëjmë në mënyrë legale, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kurti./EO

Ky është rezultati i Listës Vjosa në sondazhin e fundit

Një sondazh i fundit i publikuar për opinionin publik ka paraqitur edhe nivelin aktual të mbështetjes që qytetarët i japin Listës Vjosa në skenën politike.

Sipas të dhënave të publikuara, pas normalizimit të rreth 87 për qind të mostrës së anketuar, Lista Vjosa rezulton me rreth 6.2 për qind të mbështetjes nga qytetarët.

Ky rezultat tregon pozicionimin aktual të kësaj liste në mesin e subjekteve politike dhe nivelin e përkrahjes që ajo gëzon në elektorat.

Sondazhi është realizuar me anketë online për të matur disponimin aktual të votuesve dhe pritet të shoqërohet me analiza dhe reagime të ndryshme në skenën politike në ditët në vijim.

Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, deklarohen nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj jave, ka filluar ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Kurti dhe të grupit parlamentar të LVV-së lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, konfirmoi për RTV21 se lënda ka hyrë në fazën e shqyrtimit.

“Pas pranimit të komenteve nga palët e interesit fundjavën e kaluar dhe kompletimit të dosjes, në fillim të kësaj jave lënda ka kaluar në fazën e shqyrtimit.”, tha Dula.

Sondazhi i fundit trondit VV-në, shënon rënie të dukshme

Një sondazh i fundit i publikuar për opinionin publik tregon se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca kryesore politike në vend, megjithatë me një rënie të lehtë krahasuar me matjet e mëparshme.

Sipas të dhënave të publikuara, pas normalizimit të rreth 87 për qind të mostrës së anketuar, Vetëvendosje rezulton me rreth 39.5 për qind të mbështetjes së qytetarëve.

Ky rezultat tregon një rënie të lehtë në krahasim me sondazhet e mëhershme, megjithëse partia vazhdon të mbajë një përqindje të konsiderueshme të përkrahjes në skenën politike.

Sondazhi është realizuar për të matur disponimin aktual të votuesve dhe pritet të nxisë reagime dhe analiza të ndryshme në skenën politike në ditët në vijim.

Parashikimi i motit, Nga kjo ditë pritet reshje shiu e bore

Gjatë kësaj jave priten ndryshime në kushtet e motit në Kosovë, ku nga dita e martë parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në zonat më të ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë.

Temperaturat minimale pritet të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në rreth 16 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore.

Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.

Megjithatë, në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në terren mund të jenë më të kufizuara.

Të shtëna me armë, një i vrarë dhe një i plagsour

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ndërsa sipas informacioneve fillestare viktima është R.B rreth 38 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Si i dyshuar për rastin përmendet N. Z, pronari i lokalit “My Place”, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i incidentit në drejtim të panjohur dhe aktualisht po kërkohet nga policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, komandantin e stacionit policor, Njësinë e Hetimeve Rajonale dhe Krim-Teknikën Rajonale, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia është në kërkim të të dyshuarit dhe hetimet për këtë ngjarje janë në zhvillim.

Labinot Tahiri me një thirrje për Gjestin dhe Erkandin

Këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri ka publikuar një video në rrjetet sociale ku bën thirrje për pajtim mes Gjesti dhe Erkand.

Në mesazhin e tij, ai thekson se nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi dhe se situata duhet të zgjidhet me mirëkuptim, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Dua që t’i pajtoj Gjestin dhe Erkandin sepse nuk ka pasur ndonjë tragjedi, shyqyr Zotit. Ky muaj i shenjtë i Ramazanit kërkon paqe dhe jo luftë,” është shprehur ai.

Në fund të mesazhit të tij, Tahiri e mbyll me një thirrje për unitet dhe dashuri mes njerëzve.

VIDEO:

Ky është 44 vjeçari që u gjet i vdekur në hotel në Fushë Kosovë

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën e Fushë Kosovës, duke bërë që autoritetet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Rasti është raportuar më 12 mars 2026 rreth orës 19:00, pasi policia ka pranuar informatë nga ekipi mobil i QMF-së në Bresje se në këtë hotel ishte gjetur i shtrirë në dhomë një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si E.E, rreth 44-vjeçar.

Mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa sipas vlerësimit fillestar nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, Njësia e Hetimeve Rajonale dhe ekipi i Forenzikës Rajonale, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Vdes një person në QKUK

Një burrë ka vdekur të premten, pasi që nga gushti i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar më herët pasi ishte sulmuar nga dy të dyshuar.

Sipas Policisë viktima ishte lënduar rëndë në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, në afërsi të liqenit.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.