Lajmi i Fundit
Momenti kur arrestohet i dyshuari për kultivimin e drogës në Pejë (VIDEO)

Aleks Gerbi është shtetasi i Shqipërisë që sot u arrestua nga një aksion i antidrogës në Pejë.

Gerbi dyshohet se në malet e Sferkës së Pejës kishte mbjellur mbi 1 ton drogë të llojit kanabis sativa, shkruan IndeksOnline.

Aksioni i Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, nisi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe është ende duke vijuar.

Mijëra kilogramë drogë u asgjësuan nga Policia, duke u djegur në vendin ku u gjetën.

Vlera e tyre dyshohet të jetë afro 5 milionë euro.

Narkotikët janë hasur duke u kultivuar në brendi të malit, teksa Policia ka qrnë duke e hetuar këtë rast tash e disa kohë.

Ky është aksioni më i madh i antidrogës, që nga paslufta.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes dhe momenti kur u arrestua i dyshuari Gerbi.

VIDEO

Vulin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosovën nuk e njohim dhe pikë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Aleksandar Vuçiq dhe në qeveri do të jetë ai, kurrë nuk do të ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Këto komente, Vulini i bëri derisa po tregonte se çfarë i ka thënë shefi i CIA-s, William Burns, i cili vizitoi rajonin kohë më parë, raporton media serbe “Nova”.

Ai thotë se Burns i ka thënë që “e di që nuk është je agjent rus dhe kriminel”, por se gjendet nën sanksione të ShBA-së për shkak se bie në kundërshtim me politikën e Qeverisë së ShBA-së.

“E dini se çfarë më tha? Ai foli me mua dhe më tha se ata e dinë që unë nuk jam agjent rus dhe kriminel, por që jam strategjikisht kundër qëndrimeve të qeverisë së tij. E saktë, absolutisht e saktë. Sepse qëndrimet strategjike të qeverisë së tij janë të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Sërpska dhe të vendosim sanksione kundër Federatës Ruse. Kjo nuk do të ndodhë përderisa Aleksandar Vuçiq të udhëheqë Serbinë dhe unë të jem në Qeverinë e Serbisë dhe pikë”, theksoi Vulini.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023.

Nga e hëna nxënësja me mbulesë i kthehët shkolles në Pejë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

LEXO EDHE:

Sipas Agushollit, bashkë me të, mësimin do ta vazhdojnë të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave sipas tij, u është mohuar kjo e drejtë që një kohë të gjatë.

“Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim”.

 

 

“Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më”, shkroi Agusholli.

Tutje, ai tha se sot i erdhi fundi “padrejtësive” dhe se sipas tij, problemet duhet të zgjidhen nga koka e jo nga bishti.

E rëndë: Theret me thikë disa herë një person, shkak…

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Dubravë në Ferizaj, ku një person tentoi ta vras një tjetër, duke e therur me thikë disa herë. Viktima është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:

 

Personi i arrestuar për këtë rast është Sh.K., dhe i njëjti po dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në pjesët vitale të trupit pas një mosmarrëveshje që lidhet me pronën.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”.

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, ka shpallur në kërkim një të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”. I dyshuari është Adnan Cani, 37 vjeçar, nga fshati Llashticë e komunës së Gjilanit.

LEXO EDHE:

“Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar, Adnan (Shkuri) Cani. Datëlindja e tij është 02/09/1987 dhe adresa e banimit është në Fshatin Llashticë, Komuna e Gjilanit. Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, është i lutur të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.

Screenshot
Pamje të pengesave që vendosi Policia te Ura e Bërnjakut

Policia e Kosovës ka vendosur dje disa pengesa të pjesërishme në Urën e Bërnjakut.

LEXO EDHE:

 

 

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka arsyetuar vendosjen e tyre me qëllim parandalimin e propagandës.

Bllokadat shihet se pengojnë vetëm kalimin e kamionëve, derisa veturat mund të kalojnë.

 

Kështu duken pengesat e vendosura sot në veri

I arratisuri për vrasjen në Mitrovicë dyshohet se ka ikur drejt Turqisë

Mëngjesin e 20 shtatorit Mitrovica u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një person mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri, mu në qendër të qytetit. Ani pse ka kaluar një javë që nga akti kriminal, i dyshuari për vrasjen nuk është arrestuar ende, shkruan Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:

Viktima Florim Zeqiri, fillimisht u plagos pasi drejt tij u shkrepën gjashtë plumba, ndërsa më pas humbi jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Policia kishte njoftuar se personi i dyshuar për vrasjen është Valdrin Salihu, i cili menjëherë pas aktit ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

Më pas kjo ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast Valdrin Salihu u shpall në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Vrasje”.

Një ditë pas rastit, Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit Salihu, ku u gjetën dhe u sekuestruan; një pistoletë, tre karikatorë e 205 fishekë.

Mirëpo, një javë pas aktit kriminal, i dyshuari Valdrin Salihu ndodhet akoma në arrati.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se ai është larguar nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.

“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ndryshon moti në Kosovë, nga kjo ditë bien temperaurat

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

LEXO EDHE:

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius.

Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, për të dielën pritet ndryshim moti.

IHK njofton se do të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.

Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

GAP e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Bedri Hamza me 92.6 % të premtimeve në realizim e sipër

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.

LEXO EDHE:

Sipas raportit të GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut që drejtohet nga Bedri Hamza është një prej komunave me numrin më të madh të premtimeve të realizuara, ndonëse mandat i mbetur nga qershori 2024 deri në fundin e vitit 2025 kur priten të mbahen zgjedhjet janë rreth 1 vit e gjysmë.

Një fluturake ruse dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune, NATO i kundër-përgjigjet

Katër aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën sot në ajër si përgjigje të një sulmi me dronë rus në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Sulmi rus goditi objektivat civile dhe infrastrukturën portuale pranë kufirit me Rumaninë në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas gazetës lokale të lajmeve Agerpres.

Një nga dronët mund të ketë kaluar në hapësirën ajrore rumune për një periudhë prej më pak se tre minutash, rreth orës 3 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Ministria rumune e Mbrojtjes, tha se katër aeroplanë luftarakë u vendosën në përgjigje të sulmit.

Këtu përfshiheshin dy aeroplanë F-16 nga Forcat Ajrore rumune, të cilët u ngritën rreth orës 1:52 të mëngjesit, dhe dy aeroplanë F-18 nga Forcat Ajrore spanjolle, të cilët u ngritën rreth orës 3:22 të mëngjesit.

Të katër aeroplanët u kthyen në bazat e tyre rreth orës 4 të mëngjesit.