Lajmi i Fundit
I mungoj LDK-së disa vite, ish-kryetari i Prishtinës propozohet për deputet

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri do të rikthehet përsëri në “gara të mëdha”.

LEXO EDHE:

Lajm i hidhur: Vdes ish-ushtari i UÇK-së dhe polici i Kosovës

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Beqiri është parë dje në takimin e thirrur nga Abdixhiku me deputetë, asambleistë e drejtorë lokalë nga kryeqyteti.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se ish-kryetari i Prishtinës është propozuar nga dega e Kodrës së Trimave e njohur si dega e parë.

Bashkë me të është propozuar nga kjo degë edhe Donjeta Dragusha, drejtoreshë aktuale e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës.

LDK-ja krahason çmimet e vitit 2021 me ato aktuale: Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë gjatë Qeverisë Kurti, raporton Express.

LEXO EDHE:

Sipas infografikës së publikuar figuron se buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 centë, e në këtë vit 52 centë, qumështi 88 centë e tash 1 euro e 21 centë, orizi 1 euro e 41 centë në vitin 2021 e 1 euro e 68 centë këtë vit.

Sheqeri figuron se nga 70 centë sa ka qenë në vitin 2021, tash kushton 1 euro e 25 centë, çmimi i miellit të grurit nga 52 centë në 79 dhe cmimi i druve nga 39 euro e 31 centë në 60 euro e 71 centë këtë vit.

Vuçiq e mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

LEXO EDHE:

“Faleminderit që dëgjuat, kuptuat dhe përkrahët të drejtën e popullit serb për liri, pavarësi dhe të vërtetë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Ai shtoi se Hungaria “do të ketë gjithmonë një partner dhe mik besnik” në Serbi.

Hungaria ishte një nga vendet që votoi në OKB në maj kundër Rezolutës që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe që dënonte mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Vuçiq deklaroi më parë në Nju Jork në shtator se do të nderonte përfaqësuesit e vendeve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nju Jork, SHBA, 24 shtator 2023.

“Ka, natyrisht, rusët dhe kinezët, dhe Nikaragua dhe Meksika dhe Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, në varësi të nivelit të mbështetjes”, tha Vuçiç në atë kohë.

Më 23 shtator, Vuçiq i dorëzoi edhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzha, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

Vuçiq, ndërkaq, aktualisht ndodhet në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në maj, 84 vende votuan për Rezolutën në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 19 ishin kundër, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërsa 68 vende abstenuan.

Beogradi zyrtar loboi kundër Rezolutës.

Në gjenocidin në Srebrenicë, të kryer në korrik 1995 nga anëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska, u vranë të paktën 8,372 boshnjakë.

Nuk është Lazarati: Në këtë fshat të Pejës u zbulua një parcelë me drogë

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar sot se ka sekuestruar mbi 1 ton drogë.

LEXO EDHE:

Burime të Inddeksonline bëjnë të ditur se droga është kapur në një zonë malore të fshatit Kliçinë të Pejës.

Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq në Gjermani

Familja Maloku ka njoftuar se sot varroset djali i tyre Trimi, i cili vdiq javën e kaluar në Gjermani.

LEXO EDHE:

 

Në njoftimin e familjes thuhet se lutjet do të bëhen në xhaminë e fshatit Maxhunaj, ndërsa varrimi i tij bëhet në fshatin Ropicë, në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e vdekjes së djalit, vëllaut, nipit tonë Leutrimit, ju njoftojm se varrimi i të ndjerit bëhet me daten 27. 09. 2024 pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Maxhunaj, kurse në ora 14:00 bëhet varrimi i tij në varrezat e fshatit Ropicë.

Të pikëlluarit familja Maloku

Po shtohen paknaqësit brenda VV-së, edhe një deputete po i ‘ndan rrugët’ me Kurtin

Rrugën e Haki Abazit, Doarsa Kica-Xhelilit, Fatmir Humollit, Eman Rrahmanit dhe Visar Korenicës, mund ta ndjekë edhe një tjetër deputete në Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Drita Millaku ka konfirmuar se është e pakënaqur me partinë e Kurtit.

Në një prononcim për Indeksonline, Millaku ka lënë të hapur opsionin për largim nga Vetëvendosje.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam t’u u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka pasur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh”, ka thënë Millaku për Indeksonline.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se brenda partisë ka pakënqësi edhe deputetja nga Vushtrria, Fjolla Ujkani.

Osmani ‘ul tonet’ kur pyetet për raportet me Kurtin: Të bëhemi sërish bashkë, t’i bashkojmë forcat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Zërin e Amerikës, është pyetur ndër të tjera edhe për raportet me kryeministrin Albin Kurti, bashkërendimin me të, si dhe për shqetësimet ndërkombëtare. Osmani siç duket këtë herë vendosi që t’i ‘ulë’ pak tonet dhe bëri thirrje për ribashkim, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE: 

Osmani tha se duhet të ketë bashkëpunim, ndonëse “jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë”, duke shtuar se insistimi i saj ka qenë që të gjitha veprimet të bëhen duke punuar edhe me aleatët.

“Natyrisht që jo vetëm këto shqetësime, por të gjitha çështjet i diskutojmë shumë hapur. Rolet tona në Kushtetutë janë të caktuar dhe të ndara, por megjithatë ekziston sistemi i “kontrollit dhe balancës”, sipas parimeve që vet Kushtetuta jonë i ka përqafuar. Mirëpo, është në interes të Republikës së Kosovës që ne të bashkëpunojmë, që ne të bashkërendohemi, gjithnjë duke e vënë si pikë udhërrëfyese interesin e qytetarëve tanë dhe interesin e Republikës së Kosovës, parime këto që edhe na kanë bërë bashkë në vitin 2021. Jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa i përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë.

E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që në mënyrë që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme, duhet vazhdimisht të punojmë bashkë me aleatët tanë. Mos të harrojmë që aleanca me Shtetet e Bashkuara është ndër themelet e shtetit tonë. “

Në pyetjen se “Objektivin (me Kurtin) e keni të njëjtë por mënyra se si do shkoni deri atje, mund edhe ta ngadalësojë procesin…apo jo?

Osmani është përgjigjur “Ne duhet të bëjmë atë që në ShBA dhe në ushtri e quajnë “regroup” and “reorganize”. Pra, të bëhemi sërish bashkë, t’i bashkojmë forcat sepse interesi i Kosovës është përtej dallimeve që mund t’i kemi. Ne e shohim që në këtë moment kur ka luftëra në botë, Kosova nuk është top prioritet në botë, jemi pak për të qenë të ndarë.”

Lajm i hidhur: Vdes ish-ushtari i UÇK-së dhe polici i Kosovës

Familja Ademi nga Vushtrria ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e anëtarit të saj.

LEXO EDHE:

Ish-ushtari i UÇK-së dhe polic i Kosovës nga fshati Skromë ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ishte pensionuar vetëm vitin e kaluar nga uniforma e Policisë, dhe me gjithë këtë, ka ndërruar jetë brenda një viti.

Lajmin e ka bërë të ditur biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa varrimi do të mbahet nesër në fshatin Begaj.

Postimi i plotë:

Shok miq dhe dashmire, ju njoftojme se varrimi i babes tone Avdyl Sherif Ademi behet neser me 27.09.2024 pas namazit te xhumas, funerali niset nga xhamia karamanli!
Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Begaj!

Allahu të shperblefte me Xhennet babi

Screenshot
Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 villa

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona në Prishtinë, Gracanicë dhe Novëbërdë dhe 11 villa, raporton Express.

Vendimi për ndalimin e përkohshëm të këtyre pronave dhe villave është bërë nën dyshimin se janë përfituar me vepër penale.

LEXO EDHE:

 

Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale. Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet në njoftim.

Serbët protestojnë sot në veri

Sot pritet të mbahet një protestë nga serbët e veriut në Zubin Potok.

LEXO EDHE:

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se protesta pritet të nis në orën 11:00.

“Jemi njoftuar për një protestë nesër në ora 11:00”, ka thënë Elshani mbrëmë.

E arsyeja e kësaj proteste ende nuk dihet.