div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-54 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tragjedi: 23 vjeçari gjendet i vdekur, dy pistoleta dhe thikë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete pas të shtënave me armë zjarri, mëson Sinjali.

Rasti është raportuar më 30 prill 2026 rreth orës 23:20 në rrugën “Gryka e Llapit”, në hapësirat e NNP “Vëllezërit Hyseni”, ku njësitë policore kanë hasur në një person të shtrirë në dysheme.

Viktima është identifikuar si Rifat Hyseni (23-vjeçar), i cili kishte plagë në fytyrë, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Mjekët e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendngjarje.

Në afërsi të trupit janë gjetur dhe sekuestruar:

  • një pistoletë,
  • një thikë,
  • një karikator me një fishek,
  • një gëzhojë,
  • mjete për pastrimin e armës,
  • si dhe një palë syze të dëmtuara.

Gjatë ekzaminimit të mëtejmë, në vendngjarje është gjetur edhe një tjetër armë pistoletë pa numër serik, që dyshohet të jetë jofunksionale, si dhe 11 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar babai i viktimës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzika rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ja sa paguhet një orë pune në Gjermani

Gjermania është ndër vendet me kostot më të larta të punës në BE. Vitin e kaluar, kostoja e një ore pune u rrit më tej. Si krahasohet Gjermania me fqinjët e saj?

Kostot e punës në Gjermani, të cilat janë tashmë të larta krahasuar me vendet e tjera evropiane, u rritën ndjeshëm në vitin 2025.

Një orë pune në prodhim dhe shërbime kushtoi mesatarisht 45 euro, siç raportohet nga Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.

Dhe krahasuar me mesataren e BE-së prej 34.90 eurosh, kompanitë në Gjermani paguan 29 përqind më shumë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, krahasuar me vitin e kaluar, kostot e punës u rritën me 3.6 përqind – pak më pak se mesatarja e BE-së prej 4.1 përqind

Në krahasim me vendet e tjera të BE-së, Gjermania renditet ndër vendet me performancën më të lartë.

Vetëm Luksemburgu (56.80 €), Danimarka (51.70 €), Holanda (47.90 €) dhe Austria (46.30 €) kishin kosto më të larta të punës në vitin 2025.

Megjithatë, të dhënat për Belgjikën, e cila u rendit e treta vitin e kaluar, nuk ishin ende të disponueshme.

Vendi me kostot më të ulëta të punës në BE në vitin 2025 ishte Bullgaria me 12.00 € në orë, e ndjekur nga Rumania (13.60 €) dhe Hungaria (15.20 €).

Kostot e punës përbëhen nga të ardhurat bruto dhe taksat mbi pagat, siç janë kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësit. Të ardhurat bruto përfshijnë pagat për orët e punës, bonuset, planet e kursimit të punonjësve dhe kompensimin për ditët pa punuar, siç janë ditët e pushimeve. Pagesa e vazhdueshme e pagave gjatë sëmundjes nuk përfshihet.

Viktor Buzhala i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%: “Ka mi mujt ka mi sosë”

Opinionisti Viktor Buzhala ka deklaruar se nuk pret lëvizje të mëdha në skenën politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje do të mbetet forca dominante dhe mund të sigurojë sërish rreth 50 për qind të votave.

“Unë nuk besoj që do të ketë ndonjë lëvizje të madhe, në asnjë rrethanë nuk besoj që LVV do të bie nën 50 për qind sepse ka një unifikim të spektrit opozitar, dmth të gjithë kundër Abin Kurtit. Ka mi mujt, ka mi sosë. Prapë i merr 50 për qind dhe prapë do ta formojë pa problem qeverinë sepse gjatë kësaj periudhe nuk ka ndryshuar asgjë, tha Buzhala në Atv.

Ai komentoi edhe përfshirjen e ish-presidentes Vjosa Osmani në zhvillimet politike opozitare, duke thënë se ajo nuk njihet si figurë unifikuese.

“Vjosa Osmani nuk njihet si unifikuese. Ajo është një egocentrike e cila më shumëe do vendin e parë”, deklaroi ai.

Sipas Buzhalës, Osmani po kërkon pozicione të larta në listën zgjedhore, gjë që, sipas tij, ka shkaktuar pakënaqësi brenda strukturave partiake.

“Bazuar në burimet e mia, ajo po insiston ta ketë edhe pozitën tre dhe katër në atë listë, gjë që automatikisht ka ngjallur pakënaqësi te ata që janë aty prej kohësh dhe kanë kontribuar shumë”, shtoi ai.

Hashim Thaçi intervistë të hënën nga Haga për këtë televizion

Thaçi është përgjigjur në pyetjet që i kishte dërguar në Hagë që në janar, por se përgjigjet kanë ardhur vetëm tani.

Moderatori i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu bëri të ditur se të hënën e javës që vjen, do të transmetojë një intervistë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Fevziu vuri në dukje se Thaçi është përgjigjur në pyetjet që i kishte dërguar në Hagë që në janar, por se përgjigjet kanë ardhur vetëm tani. Sipas tij, koha e gjatë për përgjigjet, ka bërë që disa prej tyre të jenë dhe jashtë kontekstit.

“Në këtë zarf, që ka mbërritur në adresën e emisionit Opinion në Tv Klan e është dërguar nga Dhomat e Specializura të Gjykatës Speciale të Kosovës, është një intervistë, që unë i kam kërkuar ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-lexuesit të Deklaratës së Pavarësisë dhe ish-drejtuesit të UÇK-së Hashim Thaçi. Ai është përgjigjur që në janar, por përgjigjet kanë arritur në prill.

Disa nga përgjigjet janë jashtë realitetit, për shkak se ka pasur zhvillime në 6 muaj. Një pjesë kemi vendosur që të mos e transmetojmë, sepse kanë dalë nga konteksti. Intervista e tij prej 1 orë e 8 minuta është një nga reflektimet më interesante që kam lexuar kohët e fundit. Është reflektimi i një njeriu në izolim prej 6 vitesh, një njeri që e ka nisur jetën me besimin se do të sillte liri për Kosovën. E tani ndodhet në burg, jo për ndonjë krim personal, por për linjën e komandimit të UÇK-së, për të cilën shqiptarët janë krenarë”, tha Fevziu.

E gjithë intervista do të transmetohet ditën e hënën në orën 22:00. Do të jenë vetëm fjalët e Thaçit, që ai i ka shkruar me dorë dhe janë lexuar nga Reis Çiço, për t’i dhënë tonin e duhur.

 

Mblidhet Qeveria në detyrë, miraton tetë vendime

Qeveria në detyrë e vendit ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tetë vendime.

Në këtë mbledhje, siç ka njoftuar ZKM,  janë aprovuar këto vendime.

“Miratuar Raportin Tremujor të Buxhetit për vitin 2026.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/09, të datës 10.04.2026, për bartjen e shpenzimeve buxhetore nga ministritë amë në ministritë e reja të krijuara.

Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 45,000.00€ (dyzet e pesë mijë euro) për Forumin Ekonomik të Vjenës, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës.

Miratuar vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e pesëdhjetë e dy (52) specializantëve lehona nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere nënprogramin “Aftësimi Specialistik” dhe EVM, në vlerë prej 475,051.50 euro, nga data 01.11.2025 deri më datën 31.12.2026.

Miratuar vendimin për emërimin e Grupit Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 17/47 të datës 10.12.2021, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24, të datës 11.08.2021 si dhe Vendimin e Qeverisë Nr.12/191 të datës 05.03.2024. Me këtë vendim i vazhdohet mandati Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik në afat kohor dy vjeçar.

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24 të datës 11 gusht 2021, i plotësuari dhe ndryshuar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24, të datës 11.08.2021, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/73 të datës 30.04.2022 si dhe Vendimin e Qeverisë Nr. 11/191 të datës 05.03.2024, përmes të cilit i vazhdohet mandati Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor dy vjeçar”, thuhet në njoftim.

Arrestohet një grua në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje ka alarmuar autoritetet, pasi një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përleshje fizike.

Sipas informacioneve, në Prishtinë dy persona, një mashkull dhe një femër kosovarë, janë përfshirë në një konflikt që ka kaluar në dhunë fizike mes tyre.

Pas ndërhyrjes së policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë intervistuar lidhur me rastin. Ata kanë refuzuar të marrin tretman mjekësor, pavarësisht përfshirjes në përleshje.

Me vendim të prokurorit, pas procedurave fillestare, të dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet në trajtim nga organet kompetente.

Abdixhiku deklarohet pas takimit me Osmanin, jep sinjalin…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Ai është shprehur se ishte një darkë miqësore, derisa u shpreh se shumë shpejt do të vijnë me lajme të mira.

Abdixhiku gjithashtu tha se kjo është një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së.

“Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira. Është pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira”.

“Ishte një darkë miqësore mes miqsh dhe më lejoni edhe njëherë të them se do të vijmë me lajme shumë, shumë të mira”, tha ai

“Tani Bedrisë, Lumirit, Ramushit i shtohet edhe Vjosa — të gjithë kundër Albin Kurtit”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar përmes një postimi ku ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike dhe qëndrimet e aktorëve kryesorë politikë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Abrashit, një numër figurash të rëndësishme politike janë pozicionuar kundër Kurtit, duke përmendur emra si Bedri, Lumir, Ramush dhe Vjosa, të cilët, sipas tij, po veprojnë të bashkuar në qëndrimin e tyre kritik.

“Tani Bedrisë, Lumirit, Ramushit i shtohet edhe Vjosa — të gjithë kundër Albin Kurtit. Por kur bëhen bashkë kundër një njeriu, në fakt po tregojnë sa i madh është ai,” ka shkruar Abrashi.

Ai ka shtuar se muaji qershor do të jetë vendimtar për zhvillimet politike në vend, duke theksuar:

Postim i plotë:

Tani Bedrisë, Lumirit, Ramushit i shtohet edhe Vjosa — të gjithë kundër Albin Kurtit.

Por kur bëhen bashkë kundër një njeriu, në fakt po tregojnë sa i madh është ai.

Qershori është muaji kur shkruajmë histori.

Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Gimbo, ka ndarë së fundmi një moment shumë të ëmbël me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instastory, ai ka publikuar një foto mjaft të ngrohtë ku shfaqet i buzëqeshur mes dy njerëzve shumë të rëndësishëm për të: nënës së tij dhe partneres, Selin. Krahas këtij imazhi të bukur, ai ka vendosur një mbishkrim të shkurtër por mjaft domethënës, Familja:.

Çifti shumë i dashur për publikun po kalon disa ditë të bukura në Kosovë. Më konkretisht, ata ndodhen në Istog, në vendlindjen e Gimbos. Për t’iu bashkuar partnerit të saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij, bukuroshja nga Tirana, Selin, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Kosovës.

/Prive By Liberta Spahiu