div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-2 category-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shtrenjtimi i rrymës, ZRRE dalin me një sqarim

Afro një muaj ka kaluar që nga momenti kur tre operatorët energjetikë kërkuan rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

KEDS, KESCO dhe KOSTT para disa javësh iu drejtuan Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, duke kërkuar ndryshimin e çmimeve të rrymës.

Aktualisht, kërkesa e tyre është ende në fazën e shqyrtimit nga ZRRE.

“Vlerësimi i këtyre aplikacioneve është në proces dhe po kryhet nga ekspertët e ZRRE-së, përmes analizës së detajuar teknike dhe financiare, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi. Pas përfundimit të vlerësimit, raportet përkatëse dhe propozimet tarifore do të publikohen dhe do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejme, përfshirë konsultimin publik, para marrjes së çdo vendimi final”, thuhet nga ZRrE.

Por cili pritet të jetë vendimi i ZRRE-së?

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk do të ketë rrugëdalje tjetër, përpos të ngrit edhe një herë tarifat e energjisë elektrike, konsumatorëve të Republikës së Kosovës”, shprehet Adhurim Haxhimusa-ekspert i energjetikës.

Madje sipas ekspertit të energjetikës, Adhurim Haxhimusa kjo po ndodh për shkak të disa telasheve në prodhimin e energjisë nga KEK.

Rritja e kostos së energjisë elektrike në 2025 është edhe si rezultat i renovimit të një blloku të Kosovës B. Ky bllok ishte për një kohë të gjatë jashtë funksionit dhe Kosova u detyrua të importojë energji elektrike më shumë se sapo të ishte ky bllok në funksion”, vlerëson Haxhimusa.

Rritje të tarifave të energjisë elektrike presin edhe nga grupi “Asnjë cent më shumë”.

Por nëse ndodh një gjë e tillë, pritet që të organizohen edhe protesta.

“Jemi në diskutime për masat apo hapat të cilat ne do të ndërmarrim si iniciativë qytetare për të kundërshtuar këtë vendim sepse e dimë që do të ketë pasoja të mëdha, qoftë për njerëzit apo për bizneset që jetojnë dhe punojnë këta njerëz. E normalisht që nuk do të heshtim, janë në plan edhe protestat, edhe aktivitet të tjera, për ta kundërshtuar këtë vendim”, thotë Luan Hasanaj.

KESCO ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurim të furnizimit të qëndrueshëm me energji.

PDK-ja e gatshme të propozojë një emër për president

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se Kosovës i duhet një kandidat për president që nuk vjen nga një parti politike, por është përfaqësim i të gjithëve.

Tahiri para mediave tha se nuk është folur për emra të përveçëm,  por shtoi se PDK-ja e gatshme të sjellë emër për president, por edhe të shkojë në zgjedhje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Nuk është se është përmend dikush i përveçëm, kemi thënë që vendit i bën nder dhe PDK-ja e mbështet dikë që nuk e përfaqëson vetëm një pari politike, nuk e përfaqëson vetëm pozitën apo opozitën, por dikë që i përfaqëson të dyja, por realisht edhe qytetarët që nuk e zgjedhin vetë presidentit.

Ende nuk është faza që kemi folë në emra të përveçëm, por vullneti i PDK-së është me kontribu në interes të vendit dhe shoqërisë. Nuk është që është diskut për marrëveshje politike, kjo çështje ka përfundu. Marrëveshje politike i kish ra kur është formu qeveria. PDK nuk është e interesuar për marrëveshje politike, por për me pas qasje proaktive, pozitive, mbështetëse për institucionet dhe mbështet një kandidat që plotëson këto standarde që i ceka. Nuk është se po du me u lëshu në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pas qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson veç një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike.

Në këtë nivel jemi tu fol në parime dhe standarde, por nëse është e nevojshme dhe e arsyshme dhe kërkohet, padyshim që PDK do të nxjerrë edhe emra”, tha ai.

Më pak se një javë ka mbetur deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e presidentit. Kosovës i duhet të nxitojë ta zgjedhë presidentin e ri të vendit deri më 4 mars, për t’i shmangur edhe një palë zgjedhje të tjera të parakohshme, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

Osmani ka shprehur ambicien edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, por nuk duket ta ketë mbështetjen e partive parlamentare për t’u rizgjedhur, ndërsa deri tani anëtarë të familjes Jashari janë përmendur si emra të mundshëm për këtë post.

Daçiqi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, mjeku i tij thotë se po lufton me jetën

Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, u shtrua sot në spital për shkak të një gjendjeje të rëndë shëndetësore dhe sipas informacioneve të para, jeta e tij është në rrezik.

Siç mëson Kurir, ai ka pneumoni të rëndë dhe është i lidhur me apratët për frymarrje të asistuar, transmeton Zeri.info,

“Për momentin, gjendja e tij është shumë e rëndë, ai është në njësinë e kujdesit intensiv dhe në ventilim mekanik, domethënë në ventilator, është një rast pneumonie shumë e rëndë , pneumoni bilaterale dhe ajo që mund të them tani, ai po merr gjithçka që i nevojitet, po merr ilaçe dhe ne po luftojmë për jetën e tij”, ka thënë doktori Spasoja Popeviç.

Ndërkohë sonte për shkak të gjendjes së rëndë, edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vizituar Daçiqin në Qendrën Klinike të Serbisë.

Ai ka thënë se po lutemi për të.

“Vizituam së bashku Zëvendëskryeministrin dhe Presidentin e SPS-së. Ai është në një situatë të vështirë, por unë besoj te mjekët, unë besoj tek ai dhe ne lutemi për të”, tha Vuçiqi.

Siç raportoi Kurir, gjendja e Daçiqit u përkeqësua papritur në ditët e fundit, dhe sot ai u shtrua për trajtim spitalor, ku iu diagnostikua inflamacion i të dy mushkërive. Ai vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese për disa vite/Zëri

E trishtë: Ndërron jetë papritmas 10-vjeçari

Ka ndërruar jetë papritur Alp Shoshi, 10-vjeçari nga fshati Kashicë i Istogut.

Vdekja e 10-vjeçarit ka tronditur familjarë, miq dhe dashamirë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 26 shkurt 2026 (e enjte) në ora 15:30, në varrezat e fshatit Kashicë. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Kashicë.

Familja Shoshi ka hapur dyert për ngushëllime, ndërsa të pikëlluar mbeten familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Reagon kirurgu Kelmendi: Siç shihet në pamje u vetëmbrojta, pasi u sulmova nga kolegu

Kirurgu Baton Kelmendi, ka reaguar pas videos të shfaqur ku ai dhe kirurgu tjetër i QKUK-së, Xhevdet Ademaj, u përfshinë në një rrahje.

Kirurgu Kelmendi, në reagimin e tij thotë se u sulmua befasisht, derisa ishte duke folur në telefon. Sipas tij, gjithçka që ndodhi më pas ishte në vetëmbrojta, pasi që ai që sulmoi papritur ishte Xhevdet Ademaj.

Reagimi i plotë i doktorit Baton Kelmendi:

Të nderuar miq, kolegë dhe pacientë,

Pas publikimit të videos së incidentit të ndodhur disa javë më parë, ndiej obligim moral të shpreh keqardhjen time të thellë lidhur me gjithë situatën e krijuar.

Siç shihet edhe në pamje, kam qenë duke folur në telefon dhe befasisht jam përballur me një sulm të papritur. Incidenti ka ndodhur, dy ditë pasi kemi pasur një debat profesional në Kolegjiumin e Klinikës, debat që kishte për temë çështje që lidhen me trajtimin dhe interesin më të mirë të pacientit.

Reagimi im ka qenë në vetëmbrojtje. Nuk kam sulmuar askënd dhe jam përpjekur ta shmang përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, më vjen keq që një situatë e tillë ka ndodhur dhe që pamjet mund të kenë shqetësuar pacientët, kolegët dhe opinionin publik.

Si mjek, besoj se profesionalizmi dhe respekti duhet të jenë gjithmonë parësorë.

Ju falënderoj për mirëkuptimin.

Grushte e përplasje përtoke, publikohen pamjet e përleshjes fizike mes dy kirurgëve në QKUK

Janë publikuar pamje nga përleshja mes dy kirurgëve që u rrahën më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

B.K., dhe Xh.A ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshje që kishin pasur javë më parë, e në këto pamje shihet se përleshja ishte goxha e rëndë.

Komisionit Disiplinor i QKUK-së ka suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët.

 

Ndahet nga jeta në moshë të re Zogza Thaçi

Ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçarja nga Kaçaniku, Zogza Thaçi.

Këtë e kanë bërë të dituar familjarët e saj duke e ndarë një mesazh për humbjen e saj.

Sot humbëm një njeri shumë të dashur të familjes sonë. Dhimbja është e madhe, por dashuria dhe kujtimet do të mbeten gjithmonë me ne. Zoti të pastë në mëshirën e Tij, e mira jonë Zogza.”

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Vdes biznesmeni i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë Hazbi Hasani, biznesmen i njohur dhe një nga pionierët e tregtisë private në Kosovë.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:30 në vazrrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë Oaza dhe aksionar i Prishtina Mall, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit tregtar dhe krijimin e vendeve të punës në vend. Ai njihej si ndër tregtarët e parë që hapi markete private në Kosovë para luftës.

Kompromisi më i mirë tani është kandidimi i Ramush Haradinajt për President

Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se kompromisi më i mirë aktualisht, është kandidimi i Ramush Haradinajt për President.

Selmanaj kandidimi ose jo të Vjosa Osmani për Presidente e përshkruan me thënien “hyp së të vrava, zhdryp se të vrave”.

Postimi i plotë:

Kandidimi apo moskandidimi i Vjosa Osmanit ma kujton at thënjën;

“Hyp se te vrava, zhdrup se te vrava”

Albin Kurtit, tashmë dihet se nuk i konvenon kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente. Sidoqoftë eliminimi saj ka kosto të lartë politike për Albinin.

Çështja e presidentit te Kosovës veqse e ka kriju një momentum të ri politik!

Po presim edhe pakë ditë…

‘Luje macë kryet e bullit’

A është ky fundi i tandemit Vjosë-Albin!?

Kompromisi më i miri në këto rrethana është kandidimi i Ramush Haradinajt!

E trishtë: Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në Slloveni

Latif Bytyçi është 40-vjeçari që vdiq pas një aksidenti në vendin e punës në Slloveni.

Ai me prejardhje ishte nga fshati Shkozë, ndërsa detajet për varrimin e të ndjerit nuk u bënë të ditura.

I ndjeri, bëhet e ditur se kishte dalë në mërgim për të mbajtur familjen, si krah i vetëm që ishte.