E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja, Eliona Maliqi

Lajm i trishtë: Rahoveci humb një engjëll – Ndërron jetë vogëlushja Eliona Maliqi

Një ngjarje e rëndë ka prekur fshatin Pataqan i Epërm dhe mbarë komunitetin e Rahovecit, pas lajmit se ka ndërruar jetë vogëlushja Eliona Maliqi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 05 dhjetor 2025, në orën 14:00.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve.

Milaim Zeka paraqitet në SPAK, nuk dihet arsyeja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka është paraqitur sot në SPAK.

Nuk dihet se cila është arsyeja e paraqitjes së Zekës para institucionit të hetuesisë së Shqipërisë, i cili është themeluar si strukturë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Para hyrjes në objektin e SPAK, Zeka është parë duke u përshëndetur me disa prej gazetarëve që ishin në afërsi të SPAK.

Moscertifikimi i Listës serbe, PZAP-i merr këtë vendim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Gazeta Express.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se aprovohet rekomandimi I Zyrës për Çertfikim dhe Kontroll Financiar në KQZ dhe Lista Serbe çertifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Çertifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, ÇERTIFIKOHEТ subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Specialja merr këtë vendim të rëndësishëm ndaj Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, nis më 24 shkurt 2026.

Sipas urdhrit të gjykatës, procesi do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars, periudhë gjatë së cilës Prokuroria e Specializuar do të bëjë paraqitjen kryesore të provave.

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr këto dy vendime

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 141 mijë e 680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

Është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje./Reporteri.net

E theri 4 herë me thikë pas një sherri në Tik Tok, vdes 15-vjeçari

Ka vdekur pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili u plagos me thikë në zemër gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Durrës.

Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, ku të miturit kishin lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u “sqaruar” pas debateve online.

Të dy adoleshentët mbërritën në vendin e takimit të shoqëruar nga miq të tjerë dhe pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta.

Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër herë 15-vjeçarin

Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit, që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.

“SHBA dhe BE e duan një Qeveri pa Kurtin”

Një varg veprimesh të Qeverisë në detyrë dhe zyrtarëve të LVV-së së fundmi, sulmet ndaj mediave dhe mos certifikimi i Listës Serbe ngjallën reagime të ashpra të faktorit ndërkombëtar. SHBA dhe BE i cilësuan veprime që minojnë stabilitetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj integruese. Analistët politikë thonë se këto qëndrime të aleatëve ndërkombëtarë përbëjnë një sinjal serioz, i cili duhet të trajtohet me kujdes nga institucionet e vendit.

Profesori, Jeton Kelmendi, vlerëson se reagimet e faktorit ndërkombëtar nëkuptojnë se ata po kërkojnë që në të ardhmen të ketë një Qeveri pa LVV-në.

‘’Ajo që ideale do të ishte, bazuar edhe në raportet e fundit që kemi me SHBA-të që Kosova të ndërtojë një Qeveri pa LVV-në. Sepse kemi parë reagimet nuk janë më siç i bëjnë diplomatët reagimet e balancuara, ishin shumë të hapur kishim reagimin e SHBA-së e cila emëron fajtorin kryesor LVV-në”, tha Kelmendi për RTV21.

Profesori i shkencave politike, Basri Muja, vlerëson se Lista Serbe nuk  duhet ta ketë vendin në Parlamentin e Kosovës për shkak të qasjes dhe veprimeve të saj kundër Kosovës. Por, sipas tij, këtë nuk e vendos KQZ-ja por institucionet e drejtësisë. Ndërsa, reagimet e faktorit ndërkombëtar profesori Muja i sheh me shqetësim, megjthatë mendon se nuk do të ndikojnë në përbërjen e formimit të Qeverisë së re.

“Unë nuk mendoj se kjo do të ketë reflektim në formimin e Qeverisë së ardhshme. Mendoj se Qeveria e re do të varët prej numrave të cilët do të dalin nga zgjedhjet. Nuk do të jetë lehtë sepse këto zgjedhje do të prodhojnë shumica të cilat kanë me qenë në gjendje që me zgjedhë përveç Qeverisë edhe presidentin e ri.”, tha Muja për RTV21.

Të dy profesorët Kelmendi dhe Muja e parashikojnë situatë sfiduese për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve. Kjo sipas tyre varet nga rezultati i zgjedhjeve dhe mundësia për të gjetur kompromis për ndarjen e pushtetit duke përfshirë edhe atë të presidentit. Prandaj presin një koalicion të madh paszgjedhor.

‘’Pozita e presidentit e detekton një koalicion të madh sepse duhen të jenë 80 vota. Partitë e deri djeshme do t’i kenë 61 vota, por çështja është më serioze sepse në fillim të marsit duhet edhe zgjedhja e presidentit dhe këtu ështëproblemi spese Albin Kurti do të tentojë që të prolongojë me ankesa që t’i çojë në pako që së paku të merr diçka në pushtet”, u shpreh Kelmendi.

“Përcaktuese do të jetë nëse ndonjëra prej partive do të fitojë 40 ulëse në Kuvend sepse ajo parti do ta ketë mundësinë e bllokadës për zgjedhjen e presidentit të ri. Mendoj se partitë do ta tejkalojnë vetën dhe do të kemi një koalicion të madh në mes të parës dhe të dytës sepse duhen 80 vota.”, u shpreh Muja.

Partitë politike shqiptare nuk kanë preferuar që të ketë koalicion të madh parazgjedhor. Ndërkohë, pas zgjedhjeve PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në. Kjo e fundit ka thënë se është e hapur për bashkëpunime paszgjedhore./RTV21/21Media

Haxhiu i reagon Lushtakut: Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike

Sami Lushtaku nuk ka treguar pendesë për fjalët e përdorura ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, të cilën e kishte cilësuar gjatë ditës si “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.

Madje, gjatë një emisioni televiziv live, ai pati edhe një thirrje për kryetarin e partisë, Albin Kurti, duke thënë “lidhi këto kudra”.

Lidhur me këtë gjuhë, ka reaguar Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje

Ajo ka shprehur habinë e saj për mosreagimin e partisë së Sami Lushtakut pas përdorimit të gjuhës fyese ndaj deputetes Adriana Matoshi.

Duke shtuar se “Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike”.

“Jo, Sami, jo. As frika, as presioni nuk funksionojnë te gratë e Lëvizjes. Ti flet me banalitet. PDK: çele guri gojën çele. Asnjë nuk guxon me kundërshtu dhe kjo e bën problemin politik, jo personal. Ne nuk i nënshtrohemi kësaj gjuhe. Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike. Por kjo mendësi po bie. E dini ju krejt se nuk ia dilni me neve.”

 

Lushtaku mesazh Kurtit: Lidhi këto kudra!

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt ka folur rreth deklaratës së tij rreth Adriana Matoshit ku u pyet se a e ka ndryshuar mendimin.

“Jo valla hiç se kam ndryshyar mendimin rreth Adriana Matoshit”, tha Lushtaku në “DebatPlus”.

Ai shtoi se Vetëvendosja e ka fut gjuhen e fyerjes, dhe se kurr më parë askënd ai se ka sharë.

Më tej ai pati një mesazh për Kurtin se ” lidhi këto kudra”.

Ai shtoi se ka dëshmor në lagjen Lushtaku dhe se nuk i lejohet ta fyjë regjionin ku jeton ai dhe lagjen e tij.

Serbia thotë se kanë arrestuar edhe një shtetas shqiptar: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

Siç raporton mediumi ‘Kossev’, atij i është gjetur një flamur me mbishkrimin e UÇK-së.

Personi i arrestuar është L.D, i lindur në vitin 1992.

Nga raportimi kuptohet se arsyeja e vetme është flamuri i kuq me emrin e UÇK-së.

Ky arrestim është bërë mbi akuzën për gjoja “Nxitje të Urrejtjes dhe Intolerancës Kombëtare, Racore dhe Fetare”.