div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-8 category-paged-8 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rritja e pensioneve, shtesave, paga e 13-të, Kurti: Rritjen ekonomike nuk e mbajmë në shtet, por e shpërndajmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë fjalën e tij në seancën për buxhetin, ku paraprakisht opozita pati kritika për projektbuxhetin, të cilin e ndërlidhën me ekspozenë që prezantoi në seancën e votimit të qeverisë.

Sipas tij, nuk do te ishte normale nëse buxheti do të ishte në përputhje, pasi sipas tij duhet të shikohet programi qeveritar.

Kurti përmendi të ‘mirat’ e buxhetit, shifrën prej 4 miliardë që e quajti kryefjalë, por edhe premtimet e tjera

“Do të ishte jonormale që të sjellim buxhet në përputhje me ekspozenë. Zotimet në fushatë, ekspozeja, programi i ri qeveritare më pastaj rishikimi i buxhetit. Në këtë buxhet, kryefjala është shifra prej afër katër miliardë euro, ku një miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale.

Risi është paga e 13-të, pra kush punon 12 muaj në sektorin publik i merr 13 paga. Gjithashtu është i përfshirë zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune. Pra kemi dyfishim të shtesë së përvojës së punë.

Buxheti i vitit 2026 përfshin rritjen e pensioneve, të shtesave për fëmijë, për lehona, pagesa për të rinj e gra që angazhohen nga super puna. Synimi ynë vjen nga orientimi ynë. Rritjen të mos e mbajmë për shtet por ta shpërndajmë në shoqëri.” – tha Kurti

Çështja e Presidentit, Kurti jep këtë njoftim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të fillojë konsultimet për çështjen e presidentit.

Këtë deklaratë ai e bëri rrugës derisa po shkonte në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

“Brenda ditës do të fillojmë edhe bisedimet për Presidentin apo Presidenten e Kosovës”, tha shkurtimisht Kurti.

Edhe javën e kaluar kryeministri kishte bërë të ditur se pas miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit të vitit 2026 do të niste konsultimet me partitë politike për çështjen e presidentit.

Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, nga Mitrovicë, është përjashtuar nga puna në transmetuesin publik, pasi më herët kishte sfiduar me pyetje kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zgjidhjen e çështjes së buxhetit të RTK-së.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë gazetarja përmes një postimi publik, ajo nuk është më pjesë e këtij institucioni. Avdiu kishte qenë aktive edhe në protestat e gazetarëve për paga dhe kushte më të mira pune.

Postimi i plotë:

Publikut,

Ne nje shtet normal, demokratik ku gazetaret i kane duart e lira te shkruajne te verteten, neser une do te isha ne pune.

Por jo!

Kete postim po e bej sonte, pikerisht ne oren 19:30 sepse nga sonte, nuk do te me shihni me ne ekranin e Radio Televizionit te Kosoves, si cdo mbremje tjeter, tash e tre vjet.

Kjo, jo per shkak se ka munguar vullneti dhe angazhimi nga ana ime, por se menaxhmenti aktual i RTK-se, i cili po funksionon pa mandat, ka vendosur te mos e vazhdoj kontraten time te rregullt.

Ky njoftim me erdhi para disa javesh, me shkrim, nga administrata e RTK-se, e cila si sot tre vjet me pare me njoftoi se ‘Komisioni i perzgjedhjes eshte percaktuar se Ju
jeni kandidatja me e suksesshme, andaj permes ketij e-maili, Ju njoftojme se jeni pranuar ne
vendin e punes per te cilin keni aplikuar’

Ndersa tre vjet pas, pa asnje arsyetim, me vleresime vjetore mbi mesatare nga redaktoret e lajmeve, pa asnje verejtje ne dosjen time e njejta administrate me njoftoi se kontrata nuk do te ripertrihet.

Pra, nuk me largoi publiku, por direkt u.d kryeredaktori Blerim Haxhiaj i cili edhe muaj me pare nisi procedura disiplinore ndaj meje te cilat ju kthyen mbrapshte.

Kjo pasi:
“KOMISIONI AD HOC I RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS, në takimin e mbajtur
më 09.10.2025, mori këtë:
VENDIM
1. Aprovohet si e bazuar në tërësi ankesa me nr.1773/25 datë 22.09.2025 e palës ankuese Edina
Avdiu, e sistemuar në vendin e punës – Gazetare 1.
ll Shfuqizohet vendimi 1726/25 i datës 11.09.2025, me të cilin të
punësuarës Edina Avdiu i është shqiptuar masa e lehtë disiplinore “Verejtje me shkrim”

Megjithate lufta per te me degraduar e ne fund larguar, nuk pushoi.

Paralajmerimi per mosvazhdim te kontrates nga nje institucion publik sic eshte RTK-ja, erdhi ne muajin e peste te shtatezanise time, per cka eproret e mi ishin ne dijeni.

Arsyetim as vendim nuk mu percoll, POR arsyet qe dihen jane se;

Ne keto 3 vite angazhimi ne transmetuesin publik, partise ne pushtet nuk i konvenonte as kur e mbaja mikrofonin ne dore e beja pyetje, as kur e lshoja ne toke, ndaj vendosen qe te ma merrnin nga dora.

Ne te dy rastet u ftova nga u.d kryeredaktori i cili me thoshte se presioni nga partia ne pushtet eshte i madh, presion qe i erdhi ne zarf me 200 mijeshen nga Qeveria, nderkohe qe pyetja ime per kryeministrin ishte, pse nuk kam rroge?

Presion u provua te ushtrohej edhe ndaj meje si gazetare, natyrisht jo direkt nga partia, por permes veglave te tyre brenda RTK-se, ne pozita te redaktoreve.

Me gjithe presionin, censuren, mbledhjet e bezdisshme te mengjesit, ku temat refuzoheshin se nuk i konvenonin partise ne pushtet, ku gazetaret fshehnim koken prapa ekranit te kompjuterit per te mos na u dhene tekste qe vinin direkt nga partia, megjithate arrija disi te realizoja nje a dy kronika te balancuara per edicionin qendror.

Ndikimi i partise ne pushtet, ne Dhomen e Lajmeve po ndihej aq fort, sa ‘erdhi dita’ qe gazetaret gezoheshim nese nje dite shpetonim pa na u dhene ndonje detyre e ketij lloji (lexo propagande).

Ne keto rrethana, qe per te qene reale, nuk ishin te tilla kur une fillova punen, arrita te realizoj 803 kronika, e qindra lidhje direkte.

Por puna me e madhe qe kam bere, mendoj une, jane kronikat qe s’i kam bere, tekstet qe s’i kam lexuar.

Nje nder to eshte ky tekst, i shkruar ne zyret e partise, qe me erdhi si urdher nga redaktorja ta lexoja, ne diten qe kryeparlamentar u zgjodh Dimal Basha. Insistimi ishte qe thjeshte ta lexoja, pa bere pyetje dhe pa mu pergjigjur se kush ishte autori.

Natyrisht se une refuzova ta lexoja kete tekst me cilesime e joprofesional per edicionin qendror te lajmeve.

Sidoqofte, meqe kam punuar e jam angazhuar vetem per interesin e publikut, po e le ne rubriken e komenteve, tekstin e asaj dite, qe publiku ta lexoj dhe kuptoj; pse une nuk jam me pjese e televizionit publik te Kosoves.

E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

Pasditen e së dielës, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

E dhimbshme: 23 vjeçari shqiptar humb jetën aksidentalisht në autoservis

Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

32-vjeçari humb jetën tragjikisht pasi u përplas nga treni, postimi i fundit në Facebook prek rrjetin

Një 32-vjeçar, humbi jetën pasi u përplas nga një tren në Bangladesh të dielën në mëngjes.

Sipas dëshmitarëve okularë që folën për mediat lokale, 32-vjeçari po qëndronte në shinat e trenit për të bërë një selfie, të cilën më pas e ngarkoi në Facebook.

Rrëfime të tjera thonë se 32-vjeçari po fliste në telefon kur u godit nga treni. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i policisë, i cili tha se “i ndjeri u vra kur u godit nga një tren në lëvizje, ndërsa ishte ulur në shinat e trenit dhe fliste në telefonin e tij celular”.

32-vjeçari vdiq menjëherë pasi u godit nga treni që shkonte për në Daka, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.

Mblidhet përsëri Kuvendi, pritet të votohet ky projektligj

Sot do të vazhdojë seanca për leximin e parë për Projektligjin e Buxhetit 2026.

Kuvendi i Kosovës, ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 10:00.

Përndryshe, kjo seancë u shty për sot, për shkak të mospajtimeve mes partive për të vazhduar me votimin e këtij projektligji, ku Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan tri ditë afat për analizimin e buxhetit.

Rrahje në Veri

Një person në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas një fjalosjeje me disa individë është qëlluar me gur në kokë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia po heton rastin për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të dyshuarit.

Raporti i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice Veri / 14.02.2026 – 01:00.  Viktima m/k ka njoftuar policinë se pas një fjalosje me disa persona është qëlluar me guri në kokë dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke e hetuar rastin.

Ekskluzive: Kjo është 18 vjeçarja e plagosur në hotel, ishte me të dashurin

Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, u vetëplagos me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj në Tiranë.

Policia arrestoi nënën dhe xhaxhain e të dashurit, ndërsa partneri dhe disa familjarë të tjerë janë shpallur në kërkim për fshehje krimi dhe pastrim gjurmësh.

E dhimbshme për familjen Muharremi: Ky është i riu që u vrá sonte

Pas lajmit tronditës për vrasjen e një të riu shqiptar në provincën e Pizës, mediat italiane kanë publikuar së fundmi foton dhe identitetin e viktimës.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Kevin Muharremi, i cili humbi jetën në një atentat me armë zjarri në Montecalvoli di Santa Maria a Monte. Fotoja e të riut po qarkullon gjerësisht, ndërsa detaje të reja hedhin dritë mbi jetën e tij në emigrim dhe momentet e fundit para tragjedisë që u raportua orë më parë.

Kevin Muharremi, i cili punonte si lavazhier makinash në Fucecchio, u qëllua për vdekje rreth orës 05:00 të mëngjesit në Via della Repubblica.

Siç u bë e ditur nga raportimet e mëparshme, ai po kthehej në shtëpi nga një natë në një klub nate në Valdera, ku kishte pasur një sherr të ashpër me disa persona.

Ky konflikt duket se ka qenë edhe shkaku i pritës së përgjakshme, ku autorët i janë afruar makinës ku ai ndodhej si pasagjer dhe kanë hapur zjarr, duke e lënë të vdekur në vend përpara syve të mikut dhe kushëririt të tij.

Dëshmitë rrëqethëse të banorëve që dëgjuan të shtënat dhe thirrjet dëshpëruese “Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin”, tashmë marrin një tjetër peshë me bërjen publike të imazhit të 25-vjeçarit.

Ndërkohë që hetimet vijojnë për identifikimin e vrasësve, policia italiane po punon mbi pistën e një njohjeje të mundshme mes viktimës dhe autorit, nisur nga dinamika e sherrit në bar. Publikimi i fotos ka sjellë reagime të shumta mes miqve dhe bashkëkombasve në Itali, të cilët e njihnin si një djalë punëtor dhe të qetë.