14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Benita Zema është banorja e radhës e BBVK.

Ajo njihet për paraqitjet e saja në ekran.

Buzëqeshja e saj, mund të themi se kushton 14 mijë euro, pasi që dhëmbët e saj kushtojnë mbi 14 mijë euro, e mbajnë emrin Diamond Smile.

Ajo ka premtuar se do jetë vullkan në shtëpinë e BBVK dhe se do e sfidojë vetën.

U tha se do jetë opinioniste e BBVK, lajmërohet Leonora Jakupi

Sonte nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një prej formateve më të ndjekura televizive në vend.

Me hapjen e sezonit të ri, pritshmëritë e publikut janë rritur, sidomos për përbërjen e opinionistëve dhe mënyrën si do të zhvillohet loja këtë vit.

Prej ditësh është përfolur se Leonora Jakupi do t’i bashkohet produksionit si opinioniste, një rol që do t’i shtonte dinamizëm dhe diskutim mbrëmjeve në Prime.

Në prag të nisjes së spektaklit, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga Shqipëria, duke treguar se ndodhet në Tiranë.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, me shumë që komentojnë nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendje, apo se nuk qëndron një gjë e tillë.

Ndërkohë, atmosfera para nisjes së spektaklit është e mbushur me kuriozitet për banorët e rinj dhe surprizat që produksioni ka paralajmëruar.

Me gjithë zhurmën që ka krijuar ky edicion para nisjes, duket se publiku është gati për një sezon edhe më dinamik dhe të mbushur me ngjarje të forta.

Rikthim bombastik në Big Brother VIP Kosova
Pas pak orësh starton Big Brother VIP Kosova, edicioni i katërt, dhe atmosfera është ndezur më shumë se kurrë. Kurioziteti kryesor i natës së parë mbetet kasti, por këtë herë ka një detaj që e ngrit temperaturën e pritjes: një rikthim i papritur.

Sipas informacioneve, këtë vit në shtëpi do të hyjë sërish një nga ish-banorët e edicionit të kaluar, i cili e ndërpreu lojën në gjysmë të rrugëtimit. Deri më tani produksioni nuk ka zbuluar asnjë të dhënë.

Në edicionin e kaluar ka pasur disa raste të banorëve që u përjashtuan ose e braktisën vullnetarisht garën, ndaj mbetet të shihet se cili prej tyre do të rikthehet këtë herë për të luftuar sërish për çmimin prej 200 mijë eurosh.

Surpriza zbulohet sonte. Dera e BBVK4 hapet — dhe rikthimi pritet të jetë një nga momentet më të bujshme të natës.

Këtu mund ta ndiqni sonte “Big Brother Vip Kosova”

 

Top Channel largon dy moderatoret e njohura

Top Channel ka larguar nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Ky vendim i menjëhershëm i drejtuesve të televizionit ka ardhur si pasojë e konflikteve të vazhdueshme mes dy moderatoreve.

Burime të VoxNews bëjnë me dije se raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara prej kohësh.

Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët; tensionet mes tyre ishin aq të thella sa situata, sipas informacioneve, degjeneroi deri në përplasje fizike mes dy moderatoreve. Ky akt ka detyruar drejtuesit e televizionit të marrin masën më të rëndë të mundshme për ruajtjen e etikës dhe ambientit të punës.

Edhe pse përplasjet fizike kanë ndodhur jashtë kamerave, ftohtësia mes dy vajzave ishte e dukshme për shikuesit edhe gjatë transmetimit të fundit. Kolegu i tyre, Blendi Salaj, i cili kompletonte treshen e mëngjesit në Top Channel, përpiqej të mbante balancën mes tyre.

Kjo treshe – Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, ishin zërat me të cilët nisnin ditën shumë të apasionuar pas radios apo te tjerë që nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u ulur përpara ekranit.

Vendimi i Top Channel dërgon një sinjal të qartë se sjellje të tilla nuk do të tolerohen brenda mjediseve të punës.

Çka po paralajmëron Xheneta disa orë para fillimit të BBVK?

Ish finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu ka publikuar një fotografi në instastory, ku ka paralajmëruar fillimin e edicionit të ri të BBVK 4.

Ajo ka pyetur: A a jeni gati?, në një foto ku shihet moderatori i këtij emisioni, Alaudin Hamiti.

”A jeni gati??? 21:00”, ka shkruar Xheneta.

Mos ndoshta ish-banorja do të ketë ndonjë rol këtë edicion, kjo nuk dihet ende por mbetet të shihet mbrëmjen e sotme.

Foto:

 

Këtu mund ta ndiqni sonte “Big Brother Vip Kosova”

Pritja ka marrë fund! Edicioni i katërt i spektaklit më të madh në rajon, “Big Brother VIP Kosova 4”, do të nisë sonte me Primen e parë, duke sjellë banorët e rinj dhe intriga të reja në ekran.

Për të siguruar që asnjë shikues të mos e humbasë këtë nisje madhështore, moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, ka përdorur rrjetet sociale për të njoftuar publikun mbi të gjitha platformat ku mund të ndiqet transmetimi i drejtpërdrejtë.

Në një njoftim të shpërndarë pak çaste më parë, Hamiti konfirmoi se Prime i parë do të jetë qasshëm në një gamë të gjerë platformash televizive dhe dixhitale.

Kjo qasje e gjerë synon të kapë shikuesit jo vetëm në Kosovë, por edhe diasporën dhe audiencën në rajon. Shikuesit mund të ndjekin spektaklin përmes:

Klan Kosova (Televizioni kryesor transmetues)

ArtMotion

Digitalb

Tring

NiMTV

YouTube

Përfshirja e YouTube është veçanërisht e rëndësishme, pasi i lejon shikuesit ndërkombëtarë të shohin live momentet kyçe të mbrëmjes, duke rritur ndjeshëm audiencën globale të formatit.

Me njoftimin e tij, Alaudini ka rritur edhe më tej kuriozitetin, teksa publiku pret me padurim të zbulojë emrat VIP që do të hyjnë sonte dhe dinamikat e para brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Mbyllja e përkohshme e kanalit të Tëvë1 pas episodit të Logjikonomisë, vjen një reagim nga LVV-ja
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “reagimet nga të gjithologët” për mbylljen e përkohshme të kanalit të televizionit Tëvë1 në platformën Youtube, janë brumi i episodit potencial të ardhshëm të serialit satirik Logjikonomia.

Zëdhënësi i partisë në pushtet Arlind Manxhuka, në një deklaratë në rrjetin social Facebook të hënën, nënkuptoi se Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me mbylljen e përkohshme të kanalit shkaku i një episodi të Logjikonomisë.

Sipas tij, reagimet rreth “kinse mbylljes së kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë” përbëjnë ndoshta skenarin për episodin e radhës të serialit.

“Reagimet nga të gjithologët për kinse mbylljen e Kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë, nuk janë asgjë tjetër veçse potencialisht episodi i radhës së vet këtij seriali”, tha Mnaxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kanali në Youtube i televizioni Tëvë1 u mbyll përkohësisht mes të dielës dhe të hënës, pak orë pas transmetimit të një episodi të serialit satirik Logjikonomia, në të cilin protagonistët ironizonin me militantët e partisë në pushtet.

Mbyllja e kanalit të Logjikonomisë në Youtube, deklarohet Fisnik Ademi

Aktori Fisnik Ademi, në rolin e moderatorit në emisionin satiristik Logjikonomia, është deklaruar lidhur me mbylljen e kanalit të Youtube.

Ademi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se nuk dihet arsyeja e mbylljes së kanalit.

“Nuk po dihet ende se çka ndodhi. Janë duke punuar për ta rikthyer kanalin”, ka deklaruar Ademi.

Aktualisht, në platformën e Youtube, episodi figuron se është rikthyer:

 

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, Bini Diez flet pas ngjarjes me Don Xhonin

Pasditen e sotme në Veternik ka ndodhur një incident i rëndë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, thuhet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, në incident është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer veturën.

E për ngjarjen, ka folur për herë të parë ekskluzivisht vetë producenti, Bini Nebihu.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është, më e keqja që kishte mund një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, u shpreh ai mes tjerash.

Bini tha se e ka parë Don Xhonin dhe vëllain e tij.

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentu me i mëshu kerrit”, deklaroi Bini.

Një pjesë nga prononcimi i tij, në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

 

Paparaci: “Kërcet arma në Veternik mes Don Xhonit dhe Bini Diez”
Pasditen e sotme në Veternik ka ndodhur një incident i rëndë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, në incident është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer veturën.

Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar deri te konflikti.

Paparaci është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës.