Personi që humbi jetën sot në Gjakovë, familjar i gruas së këngëtarit të njohur

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka tronditur sot qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht pas një sulmi me armë të ftohta. Viktima është identifikuar si Rexhë Brahimaj, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. I riu është qëlluar me thikë dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore pas transportimit në spital, lëndimet kanë qenë fatale për të.

Krahas tronditjes publike nga kjo ngjarje, është bërë i ditur edhe një detaj tejet i trishtë. I ndjeri, Rexhë Brahimaj, është vëllai i Egzona Muqiqit, gruas së këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqi.

Këtë humbje të madhe e ka bërë të ditur vetë Egzona përmes një postimi thellësisht prekës në llogarinë e saj në Instagram. Duke ndarë një fotografi bardhezi krah të vëllait, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe përmes fjalëve: “Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem. Pusho në paqe”.

Aktualisht, autoritetet policore janë duke zhvilluar hetimet përkatëse për të zbardhur të plotë rrethanat dhe motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Ngushëllime! /Prive By Liberta Spahiu

Fejohet Adem Jashari i ri

Adem Jashari i ri ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë.

Ademi dhe Yllka tash e një kohë janë në lidhje dashurie, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ditë të veçantë çifti kanë realizuar edhe një fotosesion së bashku, të cilin edhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale./IndeksOnline./

​“Po k*çkë, të dëgjojmë!”: Ola ofendon Arbanën gjatë spektaklit

Spektakli i mbrëmshëm në “Ferma VIP” solli një nga momentet më të diskutuara të këtij edicioni. Pas një televotimi ku Adioni la shtëpinë përballë Mimozës, situata u tensionua. Ola, e revoltuar nga ky zhvillim, i është kthyer ashpër moderatores Arbana Osmani, duke përdorur një fjalor ofendues drejtpërdrejt në transmetim. “Po kçkë. Po kçkë, të dëgjojmë! Është fjalë e bukur, jua them,” ishin fjalët e saj që surprizuan banorët e tjerë, teksa ajo nuk shfaqi shenja pendese për gjuhën e përdorur.

​Gjatë debatit, Ola vendosi të përmendte edhe figura jashtë formatit televiziv. “Kam menduar se nuk e keni Monika Kryemadhin që të gjuani me këpucë, keni thënë se do bëni diçka ndryshe” u shpreh ajo me tone të ashpra, duke theksuar më pas se “Nuk e kam lëndimin nga Adi”.

Përballë kësaj situate, Arbana zgjodhi të reagonte me qetësi. Moderatorja e kaloi këtë moment pa e ngritur zërin: “E di pse nuk mërzitem? Se e kuptoj që flet nga lëndimi,” iu përgjigj ajo.

​Duke e ftuar të reflektojë, Arbana i dha një mesazh të matur konkurrentes: “Keni kohë këto dy muaj secili prej jush të vazhdojë të tregojë veten e vet. Unë besoj që ti mund të bësh shumë më tepër se kaq. Dhe më vjen keq. Më ke trishtuar sonte.”

Në mbyllje, moderatorja ndau një mesazh për të gjithë publikun dhe banorët: “Dhe mos harroni. Nuk ka rëndësi se çfarë ju thonë, e rëndësishme është se si reagoni pasi jua thonë.” Ky ballafaqim po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta. /Prive By Liberta Spahiu

 

Benita befason publikun, shfaqet krah ish banorit bukurosh të BBVA (Foto)

Ish banorja e BBVK, Benita Zena, ka befasuar publikun.

Ajo publikoi disa foto në Instagram ku shihet krah ish banorit t BBVA, Shpat Kerleshi.

Ata shihen krah njëri tjetrin derisa Shpati i’a mban cadrën Benites.

Derisa Shpati shihet me qese në duar kjo duket të jetë ndonjë reklamë, por Benita nuk ka treguar ende asgjë duke i lënë publikun të dyshojnë./InfoKosova/

Selin dhe tri kunatat e saj motrat e Gimbos pushtojnë rrjetin, secila më e bukur se tjetra

Fituesja e edicionit të fundit të BBVA, Selin Bollati, po kalon disa ditë të bukura në Kosovë pranë partnerit të saj, Dj Gimbo.

Ajo është parë mjaft e afërt me familjen e tij, veçanërisht me kunatat, me të cilat ka kaluar kohë duke vizituar vende të ndryshme në qytet dhe rrethinë

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale, Selin shfaqet e buzëqeshur pranë motrave të Gimbos./Kosovarja

“Pritja e ëmbël” ndez rrjetin – a është shtatzënë Engjëllusha Salihu? Reagon Shyhrete Behluli

Këngëtarja Engjëllusha Salihu ka publikuar sot projektin e saj më të ri muzikor me titull “Pritja e ëmbël”, duke ngjallur menjëherë reagime dhe aludime të shumta në rrjet.

Teksti dhe vizualizimi i këngës kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë se artistja mund të jetë në pritje të ëmbël, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë ajo.

Pas publikimit, ka ardhur edhe një reagim nga nëna e saj, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, e cila përmes një Instastory ka shpërndarë një pjesë nga projekti, duke shkruar:

“Me e lumtur se kurrë! ‘Pritja e ëmbël’ 💙 në orën 15:00”.

”Nuk harroi me më thirrë në dasmë”, -Rrëfimi prekës i Vlorës për dasmën e Luanit

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi nga dasma e Luan Haradinajt, djalit të Shkëlzen Haradinajt.

Ajo ka ndarë edhe një rrëfim emocional lidhur me Luanin, duke kujtuar një moment para shumë vitesh gjatë një ngjarjeje në Dukagjin, kur i kishte thënë që të mos harronte ta ftonte në dasmën e tij.

Sipas Çitakut, Luani e kishte mbajtur mend këtë premtim dhe e kishte ftuar në ditën e tij të veçantë.

“Me shumë dashuri mora pjesë në dasmën e Luanit, djalit të Shkëlzenit e Syzanës. Luanit që u rrit pa e njohur babanë dhe axhën, por që me krenari mban emrin e tij. Një emër që nuk është vetëm kujtim, por përgjegjësi, dinjitet dhe vazhdimësi.

Nuk e harroj kurrë një moment shumë vite më parë, në shënimin e Epopesë së Dukagjinit. Luani i ri na priste pranë vendit ku pushojnë heronjtë, krah bacës Hilmi. Ishte veç një fëmijë, por me një pjekuri që të linte pa fjalë. Stoik, i qetë, me një qëndrim që i kishte hije burrave të rritur mes legjendash.

Atë ditë i pata thënë: ende je i vogël, por kur të rritesh e ta gjesh dashurinë, mos harro me më thirrë në dasmë. Ndër vite, jam mbushur me krenari teksa e kam parë me uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Taman oficer ushtrie.

Dhe ja, pas më shumë se një dekade, më erdhi ftesa. Nuk kishte harruar Luani. U trashëgofsh, Luani i Kosovës ❤️”, ka shkruar Çitaku.

Gold AG i reagon ashpër Valon Sylës: Me pas halla jote…

Analisti Valon Syla ka nxitur reagime në rrjete sociale pasi u shpreh se “po të ishte feja e mirë, amerikanët do t’ua kishin marrë arabëve fenë, jo naftën”.

Kësaj deklarate i është përgjigjur artisti Gold AG, i cili ka reaguar në mënyrë të ashpër, duke e ironizuar Sylën me fjalët: “Me pas halla jote… a e din që mixhë e kishe thirrë?

Kthesa e re, Miri ndryshon qëndrimin për Selin

“Do të doja shumë që vajza ime të bëhej si Selin kur të rritej,” ka qenë një nga deklaratat më të komentuara të Mirit gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 5”.

Nëse ishte i sinqertë asokohe apo thjesht i përfshirë nga emocioni i momentit, këtë ndoshta nuk do ta dimë me saktësi, por një gjë është e sigurt: mendimi i tij ka ndryshuar.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banori ka vendosur të flasë hapur, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke u shprehur se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë Selinit.

Gjatë intervistës, ai foli për zhgënjimin e tij nga dinamikat brenda shtëpisë.

Miri e cilësoi pabesinë e Selinit në lojë si një veprim që nuk e priste, duke theksuar se shpresonte për një qasje krejt tjetër në strategjinë e saj, por u përball me një realitet më të ftohtë.

Ai sqaroi se kur i tha ato fjalë në fillim, po i referohej atyre cilësive që ajo shfaqi në ditët e para, të cilat i dukeshin të sinqerta. Megjithatë, pasi pa se çfarë ishte e aftë të bënte Selin në vazhdimësi për hir të lojës, ish-banori e theksoi qartë: ajo mund të ketë vlera, por nuk do të donte kurrë që e bija të mbartte të gjitha cilësitë që ajo tregoi para kamerave. /Prive By Liberta Spahiu

Nuk do ta besoni sa vite diferencë kanë Vanesa dhe Indri

Vanesa dhe Indri janë çifti që së fundmi kanë konfirmuar lidhjen e tyre në “Ferma VIP”, duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut.

Indri nesër, më 2 maj, feston ditëlindjen e 37-të, ndërsa Vanesa është 24 vjeçe.

Kjo do të thotë se mes çiftit ka 13 vite diferencë moshe, një detaj që ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

A mendoni se është dashuri reale?!/kosovarja