Konfirmohet me video lidhja e dashurisë së Teuta Krasniqit

Në maj të vitit 2025, ishte pikërisht Prive By Liberta Spahiu që raportoi ekskluzivisht për një romancë të re dhe mjaft surprizuese në showbiz-in shqiptar.

Ne zbuluam se aktorja shumë e dashur për publikun, Teuta Krasniqi, e njohur ndër të tjera për rolin e saj në serialin e dikurshëm hit “Çka ka shpija”, kishte nisur një lidhje dashurie me DJ Crax, i cili njihet gjerësisht si bashkëpunëtori dhe DJ i pandashëm i reperit Noizy. Asokohe dyshes iu desh kohë për të reaguar dhe e mbajtën jetën e tyre private larg syrit të mediave, por duket se fshehtësisë po i vjen fundi dhe raporti i tyre sapo ka marrë një konfirmim indirekt, por shumë të qartë para të gjithëve.

Gjithçka është zbuluar përmes një postimi të fundit në rrjetin social TikTok. DJ Crax ka ndarë me ndjekësit e tij një moment nga ashensori.

Në këtë postim, ai shfaqet duke filmuar nga lart-poshtë këmbët e një vajze që mban me litar një qenush, ndërsa mbishkrimi i videos thotë qartë: “Kojshikja e re do mem marr nqaf.” Teksa Crax është kujdesur në maksimum që të mos ia zbulojë fytyrën “kojshikes” së tij, duket se ai ka neglizhuar një detaj të rëndësishëm që fansave dhe mediave vigjilente nuk mund t’u shpëtonte asnjëherë.

Nga zëri i kapur në prapavijë të videos teksa ata komunikojnë, dallohet qartësisht se vajza me të cilën ai po bisedon është pikërisht Teuta. Për këdo që e ka ndjekur aktoren ndër vite në ekran, ai vokal dhe ajo e qeshur janë thjesht të pagabueshme. Ky moment, ndonëse i maskuar si një shaka e rastësishme me “fqinjën”, vërteton në mënyrë absolute atë që ne kishim raportuar muaj më parë.

Lidhja e tyre jo vetëm që vazhdon të jetë e fortë, por me sa duket tashmë ata po kalojnë në një fazë ku nuk e kanë më problem të ndajnë copëza të jetës së tyre të përbashkët me publikun, qoftë edhe në formën e ngacmimeve të tilla. /Prive By Liberta Spahiu

 

I shkroi këngën që del sot, humb jetën papritur bashkëpunëtori i Era Istrefit

Këngëtarja e njohur Era Istrefi pritet të publikojë sot projektin e saj më të ri muzikor, një këngë që mban një domethënie jashtëzakonisht prekëse dhe emocionale për të.

Përmes një postimi në Instagram Story, Era ka zbuluar se ky projekt mban autorësinë e kantautorit të njohur Talay Riley, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht më parë.

Talay Riley, emri i vërtetë i të cilit ishte Mark Orabiyi, ishte një artist i vlerësuar me çmimin prestigjioz “Grammy”, i njohur për bashkëpunimet me yje botërorë si Dua Lipa, Jessie J dhe Usher.

Kantautori 35-vjeçar ndërroi jetë tragjikisht më 5 qershor, pasi u ther me thikë në kopshtin e një shtëpie në lindje të Londrës. Hetimet konfirmuan se shkak i vdekjes ishin plagët e marra nga një mjet i mprehtë në pjesën e kraharorit.

E prekur thellësisht nga kjo humbje, artistja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh mjaft të ndjerë:

“Jam e thyer shpirtërisht. Nesër publikoj ‘I’m Dying to Feel Alive’, një këngë e shkruar nga dikush, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht mjaft herët. Është e vështirë të shprehet me fjalë se sa joreale dhe e dhimbshme ndihet të dish se personi pas këtyre teksteve të bukura nuk do të jetë këtu për të parë ndikimin që ato do të kenë. Jam thellësisht mirënjohëse që kam punuar me të dhe që mbaj një pjesë të vogël të trashëgimisë së tij përmes kësaj kënge. Pusho në paqe. Fjalët e tua do të vazhdojnë të jetojnë përmes muzikës dhe përmes çdo njeriu që ke prekur.”

Ky projekt, i cili lansohet gjatë ditës së sotme, pritet të shpërfaqë një anë më melankolike dhe tejet personale të Erës, duke u kthyer në një tribut të ndjerë për të nderuar kujtimin dhe talentin e jashtëzakonshëm të të ndjerit Talay Riley. /Prive By Liberta Spahiu

 

Xheneta ndahet nga i fejuari? – dalin detajet

Kur flasim për dashurinë, ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka lëshuar disa deklarata interesante.
Siç raporton gazetari i “Ora Shtatë”, Agon Rexhepi, Xheneta ka konfirmuar se nuk është më e fejuar, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo ndër të tjera tha se ka rreth një vit që s’i ka thënë askujt të dua”, deklaroi Rexhepi.

 

Blero dhe Eronita publikojnë portretin e djalit të tyre

Kanë kaluar disa javë që kur këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, u bënë prindër të një djali.

Deri tani, çifti kishte zgjedhur ta mbante larg vëmendjes publike fytyrën e të porsalindurit, duke ruajtur privatësinë e tyre në këtë periudhë të re familjare.

Megjithatë, së fundmi ata kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tyre e re si prindër.

Ishte Eronita ajo që publikoi e para në Instagram një fotografi të ëmbël ku shihet foshnja e tyre.

Menjëherë më pas, Blero e ripostoi këtë moment në profilin e tij, duke treguar emocionin dhe krenarinë e tij si baba në këtë kapitull të ri të jetës.

Postimi u shoqërua me një mbishkrim të shkurtër, por shumë domethënës nga Eronita, e cila e përshkroi këtë periudhë me fjalët: “Ky kapitull i jetës sime quhet: lumturi”.

Blero është baba edhe i një vajze, që e ndan me aktoren Teuta Krasniqi.

Si u nda nga jeta aktorja turke? Mësohet e vërteta e dëshmisë së nënës

Vdekja e papritur e aktores së njohur turke, Ece İrtem, ka tronditur thellë familjen dhe fansat e saj, veçanërisht pasi ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj të 35-të. Sipas raportimeve fillestare nga mediat turke, aktorja ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare në shtëpinë e saj në Turqi, ku si shkak paraprak dyshohej një herë një infarkt.

Pas lajmit tragjik, në rrjetet sociale filluan të qarkullonin thashetheme nëse shkaku i vdekjes lidhej me ndonjë mbidozë apo konsum alkooli. Dyshimet u nxitën nga publikimi i një dëshmie të supozuar të nënës së aktores, Nuriye İrtem, dhënë për policinë. Sipas këtij raportimi të paverifikuar, nëna kishte treguar se ato kishin qenë në një festë ditëlindjeje pranë shtëpisë, kishin prerë tortën dhe ishin kthyer në banesë rreth orës 20:36, ku Ece kishte marrë ilaçet antidepresive përpara se të flinte.

Dëshmia e rreme që qarkulloi në media

Në deklaratën e pretenduar që pushtoi mediat, thuhej se nëna kishte deklaruar: “Kur hyra në dhomën e saj në mëngjes, pashë një lëng të dyshimtë që i dilte nga goja. Ajo kishte konsumuar shumë alkool dhe po përdorte gjithashtu antidepresivë të fortë”. Kjo bëri që publiku të aludonte menjëherë për një përzierje fatale të substancave, duke krijuar një valë të madhe thashethemesh mbi orët e fundit të jetës së aktores 35-vjeçare.

Reagon avokati: “Deklarata është e rreme, nëna është në shok”

Megjithatë, e vërteta që qëndron pas këtij pretendimi është krejt ndryshe. Avokati turk i familjes, ka përgënjeshtruar menjëherë lajmet, duke deklaruar se dëshmia që po qarkullon nuk pasqyron aspak të vërtetën. Ai sqaroi se pas vdekjes së aktores nëna e saj nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare për autoritetet hetimore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shoku dhe nën mbikëqyrje mjekësore. Avokati i bëri thirrje publikut të mos bazohet mbi këto thashetheme, ndërsa saktësoi se ende nuk ka një konfirmim zyrtar mjekoligjor për shkakun e saktë të vdekjes. /Prive By Liberta Spahiu

 

Vdes aktorja shumë e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Aktorja turke Ece İrtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “One Love”, ka vdekur në moshën 35-vjeçare. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj mëngjesin e sotëm, 15 qershor, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj. Sipas raportimeve fillestare, shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një atak në zemër.

E lindur më 14 qershor 1991 në Sivas, Ece İrtem ndoqi studimet e larta në Universitetin Yaşar, ku u diplomua në vitin 2014 në degën e Operës dhe Performancës Vokale, duke u renditur e treta në klasën e saj.

Gjatë viteve të studimeve, ajo punoi dhe u formua profesionalisht pranë emrave të njohur të muzikës klasike, mes tyre sopranoja Aytül Büyüksaraç, drejtori i Operës dhe Baletit Shtetëror të Izmirit, tenori Levent Gündüz, Paolo Susanni, Esra Mamak dhe mezo-sopranoja Anna Chubuchenko.

Që në fëmijëri, İrtem ishte e lidhur me sportin. Paralelisht, ajo shfaqi herët pasionin për aktrimin, duke shkruar dhe interpretuar skenare të vogla në shfaqjet shkollore.

Pas transferimit në Stamboll, ajo vijoi formimin e saj në aktrim në Qendrën Kulturore Sadri Alışık gjatë viteve 2014-2015, ku mori mësime nga emra të njohur si Kayhan Yıldızoğlu, Okday Korunan, Kadim Yaşar dhe Tolga Çiftçi.

Ece İrtem u bë e njohur për publikun e gjerë sidomos për rolin e saj si “Isil” në serialin turk “One Love”, një dramë televizive me shikueshmëri të lartë, e cila i dha asaj një popullaritet të konsiderueshëm edhe jashtë Turqisë, përfshirë edhe publikun shqiptar që ndjek produksionet turke.

20% e votave të numëruara për deputetë, kush po prin mes Edona Llalloshit të VV-së dhe Adelina Thaçit të LDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 19,54% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

Të dhënat janë nga 488 vendvotime prej 2,498 sa janë në total.

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Edona Llalloshi deri tani ka marrë 3 mijë e 698 vota.

Në këto zgjedhje, garoi sërish për deputete nga radhët e LDK-së, edhe artistja Adelina Thaçi-Meta.

Deri tani kur janë numëruar 19.54% e votave, ajo ka marrë 2 mijë e 211 Vota.

Brikena dhe Mateo ‘bashkë’ pas ndarjes

Vetëm pak ditë pasi bënë publike ndarjen e tyre, Brikena dhe Mateo kanë befasuar ndjekësit duke u shfaqur sërish krah njëri-tjetrit në një fotografi të përbashkët. Mirëpo, ky ribashkim nuk ka të bëjë me jetën e tyre private. Dyshja ka treguar se përtej ndryshimeve në marrëdhënien e tyre emocionale, ata do të ruajnë një raport profesional.

Arsyeja e këtij pozimi është projekti i tyre i ri televiziv. Prej ditësh është konfirmuar se të dy do të jenë pjesë e formatit të njohur veror “Top Arena” në Top Channel.

Në imazhin e publikuar nga moderatori Edi Manushi, Mateo dhe Brikena shihen duke pozuar së bashku me stafin, plot buzëqeshje. Ky detaj dëshmon se ata janë gati të nisin këtë rrugëtim të ri televiziv pa lënë që ndarja të ndikojë në punën e tyre.

Tashmë statusi i tyre është i qartë: bashkëpunëtorë të përkushtuar në ekran për të dhuruar një super sezon televiziv.

/Prive By Liberta Spahiu

 

U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i vajzës së Teuta Rugovës

Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një lajm mjaft të bukur ditën e djeshme.

Vajza e tij, ish-deputetja e njohur Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë, duke sjellë një lumturi të madhe në familje.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur kunata e Teutës, Blerta Kllokoqi Rugova, përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram.

Në videon e ndarë me ndjekësit, shihet Ukë Rugova, i cili uron prindërit e rinj për ardhjen në jetë të mbesës.

Nga ky urim është zbuluar edhe emri i veçantë që dyshja ka zgjedhur për të voglën e tyre.

“Urime Teutë, Agron për Arianën, për bukuroshen,” dëgjohet të thotë Uka në video, duke zbuluar kështu se vogëlushja e sapolindur mban emrin Ariana.

U aksidentua mbrëmë – kjo është gjendja shëndetësore e Sinan Vllasaliut

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik.

Vajza e tij, Edona, ka bërë të ditur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka treguar se ai për shkak të aksidentit s’ka mundur të përformojë në dasmën e Dua Lipas.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar ajo.